Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë fabrikën “Premium Bakery”

 Studentët e Shkencave të Ushqimit vizitojnë fabrikën “Premium Bakery

 

Studentët e vitit të parë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Biotekonologjisë, në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën vendore të prodhimit të miellrave dhe produkteve të pjekjes “Premium Bakery”, në Lipjan.

 

Ata janë pritur nga stafi udhëheqës dhe teknik të fabrikës, të cilët u treguan studentëve për grumbullimin dhe ruajtjen e grurit si lëndë e parë për prodhimin e miellit, procesin teknologjik dhe kapacitetet e prodhimit, si dhe kanë parë nga afër prodhimin e llojeve të ndryshme të bukëve, simiteve, biskotave etj.


Studentët të shoqëruar nga profesorët e UBT-së, Gafur Xhabiri dhe Namik Durmishi, kanë vizituar edhe laboratorët modern të fabrikës ku bëhen analizat e cilësisë fizike e kimike të miellrave dhe reologjike të brumërave.

 

Ndërkohë, përfaqësuesit e fabrikës “Premium Bakery”, kanë thënë se nuk do të mungojë bashkëpunimi në të ardhmen me stafin dhe studentët e UBT-së.

Lajme