Fakulteti i Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, më i kërkuari nga studentët

 Fakulteti i Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, më i kërkuari nga studentët

 

Programet akademike me specializime unike, puna praktike, trajnimet e vizitat studimore janë disa nga arsyet që shumë studentë vendosin të transferohen në UBT, numër i cili vazhdon të rritet si rezultat i cilësisë që ka arritur institucioni.


Në mesin e qindra studentëve që janë transferuar në UBT është edhe Arbër Misini. Ai studionte në Universitetin e Prishtinës, teksa tashmë vijon studimet e nivelit master në Fakultetin Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, në UBT.


Studenti Misini vlerësoi se UBT është qendër e programeve unike, ku sipas tij, për dallim nga institucionet tjera veçohet me projektet inovative dhe hulumtimet që zhvillon. Sipas tij, UBT është mundësia për secilin student që synon të avancoj profesionalisht në profesionin që zgjedhin.


“UBT i kushton rëndësi të veçantë studentëve të vet dhe se ka krijuar hapësira të mjaftueshme e moderne në mënyrë që çdo student t’i zhvillojë aftësitë e tij akademike, andaj UBT është institucioni ideal për të vijuar studimet sepse i plotëson gjitha standardet evropiane”, tha Misini, duke treguar se studentët e UBT tradicionalisht qasen lehtësisht në tregun e punës.


Për t’u bërë pjesë e UBT-së, kushti i vetëm që studentët duhet të plotësojnë është që të kenë të përfunduar së paku një provim në institucionin ku studionin. Formularët e plotësuar bashkangjitur nga dokumentacioni për transferim të studimeve mund të dorëzohen deri me datën 28 shkurt.

 

 

 

Lajme