Nesër fillon punimet Konferenca për Siguri Kibernetike dhe Privatësi

 Nesër fillon punimet Konferenca për Siguri Kibernetike dhe Privatësi

 

Tash e disa muaj janë intensifikuar në nivel global debatet dhe diskutimet mbi përdorimin e monedhave virtuale dhe mbi rreziqet, dëmet e dobitë e tyre. Por, edhe përkundër kësaj, kjo temë është fare pak e njohur dhe e trajtuar në Kosovë.

 

Duke e parë amullinë e krijuar për këtë temë në mungesë të informacioneve, nesër do të fillojë punimet Konferenca për Siguri Kibernetike dhe Privatësi, e organizuar nga Qendra për Siguri dhe Privatësi, FindBUG, përkrahur edhe nga UBT.


Konferenca do të mbahet më 24-26 janar, në ambientin e Hotel Emerald, në Prishtinë, teksa tema kryesore e edicionit të sivjetmë do të jetë: “Flluska e kriptomonedhave apo ardhmëria”, që në muajt e fundit ka zgjuar një interesim të madh në botë për shkak të përhapjes dhe përdorimit në nivel global të monedhave virtuale.

Lajme