Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim vizituan Radio Kosovën

 Studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim vizituan Radio Kosovën

 

Studentët e vitit të dytë në Fakultetit Media dhe Komunikim, kanë realizuar vizitë studimore në mediumin publik, Radio Kosova, të shoqëruar nga asistentja Anisa Rada.

 

Studentët u pritën nga redaktori i lajmeve në Radio Kosova, Fadil Gashi, i cili fillimisht i njoftoi studentët me ambientet e punës dhe ndarjen e detyrave ditore nëpër të gjitha redaksitë dhe pastaj edhe për mënyrën e zhvillimit të lajmeve deri tek transmetimi i tyre.


Gjatë kësaj vizite, studentët patën rastin të takohen edhe me disa nga redaktorët e tjerë, të cilëve ju parashtruan pyetje në lidhje me sfidat e të punuarit në radio. 


Duke e parë funksionimin në këtë radio, studentët u shprehën se ndjehen edhe më të motivuar për të vazhduar rrugëtimin në profesion, të cilin, shumë prej studentëve të këtij institucioni, e kanë nisur shumë kohë më parë.

Lajme