Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze mundësi për avancim të kësaj gjuhe

 Shkolla Profesionale për Gjuhë Angleze mundësi për avancim të kësaj gjuhe

 

Më shumë se një vit më parë, UBT ka themeluar Shkollën Profesionale për Gjuhë Angleze, e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ofrohet në gjashtë nivele, duke filluar nga niveli bazik e deri tek më i avancuari.

 

Ky kurs ka për qëllim t’i aftësojë studentët dhe të interesuarit e tjerë, duke i ofruar edhe dy nivele të tjera, anglishten biznesore dhe anglishten ligjore, të cilat nuk janë ofruar asnjëherë më parë në Kosovë.

“Studentët të cilët e vijojnë këtë kurs, në fund të secilit modul, marrin një certifikatë të akredituar, gjë që ka munguar deri më tani në Kosovë”, tha Bashota, duke shtuar se UBT është mundësi e mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të arrijnë perfeksionim gjuhësor.

“UBT e sheh me interes të veçantë orientimin tek shkollat profesionale, si një mundësi e mirë e arritjes së shkathtësive profesionale për secilin që dëshiron të orientohet në tregun e punës sa më lehtë dhe në mënyrë të efektshme”.

 

Ky kurs është i përshtatshëm për studentë, funksionarë, juristë, biznesmenë, pedagogë, diplomatë, inxhinierë, mjekë, politikanë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

 

 

Për  regjistrim në këtë shkollë mund të aplikoni në linkun: http://ubt-uni.net/?cid=1,508 , ndërkaq për informata shtesë, mund të paraqiteni në Zyrën e Qendrës së Karrierës së UBT-së ose të kontaktoni përmes email-it: career.center@ubt-uni.net dhe numrit: 038541400 .

Lajme