Qendra TCC e UBT-së, ndihmon studentët dhe stafin për mbrojtjen e ideve dhe pronës intelektuale

 Qendra TCC e UBT-së, ndihmon studentët dhe stafin për mbrojtjen e ideve dhe pronës intelektuale

 

UBT ka themeluar Qendrën për Transferimin e Teknologjisë, si pjesë e Institutit të UBT-së për Inovacion dhe Zhvillim të Sipërmarrjeve (RIED), dhe për të sqaruar mbi funksionin e kësaj qendre, flet njëri ndër ideatorët e saj, Immanuel Darkwa.

 

Ai thekson se qëllimi i kësaj qendre është që të sigurojë mbrojtjen e pronës intelektuale të studentëve dhe stafit të UBT-së, por edhe njerëzve të tjerë që kanë nevojë për ekspertizë.
“Kjo qendër është një qendër informimi, dhe nëse ndonjë student është i angazhuar në ndonjë formë hulumtimi dhe nëse identifikohet që ka ndonjë potencial në hulumtim, studentët mund të shkojnë tek menaxheri i qendrës, të kërkojnë takim dhe të sigurohet mundësia e mbrojtjes së kësaj teknologjie”, sqaroi ndër tjerash Darkwa.


Ndonëse ai është larguar për një periudhë nga UBT, megjithatë shpreson që do të kthehet prapë dhe të vazhdojë t’i ndihmojë studentët inovatorë të UBT-së.
“Pse unë do të vazhdoja të punoj me studentët e UBT-së, është fakti se është një kënaqësi të jetoj në një hapësirë të tillë, të jesh në gjendje t’i identifikosh problemet shoqërore dhe pas identifikimit të tyre, të kërkojmë zgjedhje. Besoj se me arsimimin që po e marrin, studentët e UBT-së janë në gjendje që jo vetëm t’i kuptojnë problemet shoqërore me të cilat po përballet komuniteti, por edhe ta aplikojnë këtë njohuri për t’i adresuar ato”, shtoi Darkwa.

 

TTC ndihmon që të zhvillohen strategji dhe plan pune për t'i sjellë idetë inovative në treg, ndihmon që të identifikohen momentet kryesore në rrugën e komercializimit, pastaj në identifikimin e subjekteve më të mira tregtare në industri për bashkëpunim, në identifikimin e partnerëve në ekosistemin sipërmarrës, si dhe ndihmon në strukturimin e marrëdhënieve formale, përfshirë marrëveshjet e licencimit dhe hulumtimet e sponsorizuara.

Lajme