Rektori Hajrizi realizon vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit

Rektori Hajrizi realizon vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, ka realizuar vizitë pune në Universitetin e Kembrixhit, pjesë e të cilës ishte edhe UNDP, gjatë të cilës u bë diskutimi i modaliteteve për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të auditorëve të performancës të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës.

 

Për këtë qëllim, Hajrizi ishte pjesë e një punëtorie të përbashkët për harmonizimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve që lidhen me ngritjen e kapaciteteve profesionale të auditorëve të performancës dhe të Auditorit Gjeneral të Kosovës, që do të pasohet me themelimin e një qendre të përbashkët për vlerësimin e kapaciteteve të auditorëve të performancës në Kosovë.


Për të ndihmuar në funksionalizim, UBT ka themeluar edhe qendrën e vet të titulluar Resilence and Sustainable Development Center.


Ky projekt është pikënisja e bashkëpunimit mes këtyre institucioneve, me qëllim të realizimit të projekteve të tjera të kësaj natyre, që kanë rëndësi të madhe për rritjen e nivelit të performancës të institucioneve të kyçe në Kosovë dhe më gjerë.

Lajme