Ish-studenti Armend Salihu zhvillon funksione në kuadër të aplikacionit MATLAB

 Ish-studenti Armend Salihu zhvillon funksione në kuadër të aplikacionit MATLAB

 

Studentët dhe ish-studentët e UBT-së tentojnë që përmes përfundimit të temave të tyre të diplomës, njëkohësisht të bëjnë edhe zgjidhje efikase për problemet aktuale të botës moderne.

 

Në saje të kësaj, ish-studenti i UBT-së, Armend Salihu, ka diplomuar në nivelin master, në Fakultetin Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, duke e mbrojtur temën e titulluar: “Efiçienca kompjuterike e llogaritjes së determinanteve, krahasimi i metodave të njohura me metodat e reja”, dhe të gjitha këto, janë bërë në kuadër të aplikacionit MATLAB.


“Në kuadër të aplikacionit MATLAB, si softuer i llogaritjeve teknike dhe numerike, në këtë temë unë kam zhvilluar funksione për llogaritjen e determinanteve duke e përdorur metodën e Laplastit, si dhe dy funksione për llogaritje të determinanteve duke i përdorur metodat e mia, të cilat i kam prezantuar në konferenca dhe revista shkencore e ndërkombëtare”, tregoi studenti Salihu, duke i krahasuar metodat e tij me ato tashmë ekzistuese.


“Nëse e krahasojmë nga sistemi kompjuterik se cila metodë është më efikase, se cila kërkon më pak resurse kompjuterike dhe që llogaritë më shpejt, është vërejtur se metodat e mia janë shumë më efikase se sa metodat e njohura deri më tani për llogaritjen e determinanteve, andaj edhe janë më praktike për përdorim nga të gjithë”.

Përveç elaborimit të teorisë së determinanteve, në temën e tij, ai i është referuar edhe disa punimeve të cilat nuk janë të zakonshme për tema të nivelit master, për shkak se një referim i tillë bëhet vetëm në tema të doktoraturës.

Lajme