Ish-studenti Atdhe Merovci, menaxher financiar në kompaninë Devolli Distribution

 Ish-studenti Atdhe Merovci, menaxher financiar në kompaninë Devolli Distribution

 

Ish-studenti i Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Atdhe Merovci, i cili është ndër studentët e parë të UBT-së, tash e pesë vite punon si menaxher financiar në kompaninë Devolli Distribution.

 

Sipas tij, profesorët, shumica e të cilëve ishin nga Austria, Gjermania dhe Amerika, bashkë me pjesën e stafit vendor, sollën një metodë tjetër të studimeve, që në Kosovë deri në atë kohë nuk ekzistonte diku tjetër. 
“Ato metoda, ndryshe prej metodave klasike të studimeve, jo veç se i bënin studimet më interesante dhe më efektive, por gjithashtu kanë ndihmuar që tani në praktikë, shfrytëzimi i njohurive të marra gjatë studimeve, të ishte shumë më i saktë dhe më efektiv”, vlerësoi ai.


Tutje, Merovci theksoi se UBT, me kalimin e viteve ka dëshmuar se edhe në Kosovë mund të arrihen suksese dhe të krijohen njerëz të suksesshëm, të cilët deri vonë e kanë pasur të vështirë depërtimin e tyre dhe gjetjen e mundësisë për promovimin e vetes.


“Në UBT ka shumë shembuj që dëshmojnë se ky institucion është një pikënisje shumë e mirë dhe një ndihmesë për ata që përkushtohen në punë dhe dëshirojnë që të kenë një të ardhme profesionale të sigurt”, përfundoi ai.

 

UBT mban lidhje të ngushtë me ish-studentët e vet dhe në vazhdimësi interesohet për ngritjen dhe arritjen e tyre profesionale

Lajme