Dikur studente, tash menaxhere e kampusit kryesor të UBT-së

Dikur studente, tash menaxhere e kampusit kryesor të UBT-së

 

Qindra studentë nga Kosova dhe shtetet e rajonit u bënë pjesë e rrugëtimit profesional në UBT, me qëllim të përfitimit të njohurive në profesionet që ata zgjodhën. Në mesin e shumë studentëve që përfunduan studimet në UBT, është edhe Mirlinda Jashanica, dikur studente e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi.

 

Përkushtimi shumëvjeçar në cilësi, kurrikula dhe infrastruktura moderne që e posedon, janë disa nga arsyet kryesore se pse ajo zgjodhi të bëhet pjesë e UBT-së për vijim të studimeve bachelor dhe master. Por, krahas njohurive të shumta akademike që ka përfituar në këtë institucion, ajo ka arritur edhe të punësohet si menaxhere e Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan.


“Në kohën kur isha studente mbaj mend një ambient dinamik dhe UBT-në si institucion ku gërshetohen vlerat dhe synimet për një karrierë profesionale, ndërsa unë pata fatin që të punësohem në kampusin më inovativ të institucionit, si një nga infrastrukturat më të mëdha, në të cilën gjenden pjesa më e madhe e laboratorëve që funksionojnë në kuadër të institucionit”, tha ndër tjerash Jashanica.

 

Ajo theksoi se UBT vazhdon të mbetet institucioni më i mirë i arsimit të lartë në Kosovë, sepse sipas saj, krijon profesionistë të të gjitha fushave, që menjëherë pas përfundimit të studimeve, po arrijnë t’i zbatojnë në mënyrë praktike njohuritë e fituara në UBT.

Lajme