Shkolla e TIK-ut, garanci për arritjen e profesionalizmit në këtë fushë

Shkolla e TIK-ut, garanci për arritjen e profesionalizmit në këtë fushë

 

Pak kohë pas hapjes së konkursit për pranimin e kandidatëve të rinj, tashmë janë formuar disa grupe për vijimin e trajnimeve në Shkollën Profesionale të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit.

 

Ajo çfarë e bën këtë shkollë të pakrahasueshme është numri i madh i stafit akademikë e profesionalë në këtë fushë, që e arrin numrin mbi 400 persona, ndërsa po kaq njerëz profesionistë tashmë kanë ndjekur trajnimet profesionale në këtë fushë. Ndërsa, derë më sot, mbi 500 studentë janë certifikuar në programet profesionale ECDL, Cisco, Microsoft, Auto Desk, administratorë të ndërtesave etj.


Shkolla Profesionale e TIK-ut mundëson diskutime interaktive bazuar në praktikat më të mira, stafi i përkushtuar dhe ambienti miqësor, kampusi inovativ me kushte të përshtatshme për mësime praktike, laboratorët me pajisjet më moderne të teknologjisë informative, mbi 10,000 metra katrorë hapësirë inovative, vizita studimore në kompanitë brenda dhe jashtë vendit, si dhe lokacioni afër qendrës dhe i arritshëm në këmbë, pa pasur nevojë për veturë.

 

Si institucion i certifikuar për ekselencë, UBT është garantues për sukses dhe përgatitje maksimale të kandidatëve të interesuar.

 

Informata më të hollësishme mbi aplikimin dhe regjistrimin mund të gjeni në linkun: https://professional.ubt-uni.net apo në adresën: UBT Shkolla Profesionale | Lagjja Kalabria p.n | 038 541 400 ext. 116 dhe email-in: ictacademy@ubt-uni.net

Lajme