Portali “Albinfo.ch”, me reportazh kushtuar kontributit dhe arritjeve të rektorit Hajrizi

 

Portali “Albinfo.ch”, së fundmi ka krijuar projektin “Storie suksesi”, përmes të cilit synon të prodhojë dymbëdhjetë video-portrete të emigrantëve ose ish-emigrantëve kosovarë, të cilët kanë ndërmarrë iniciativa të pazakonta në favor të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit të tyre të origjinës.


Cikli i dymbëdhjetë portreteve “Storie suksesi” është i mbështetur nga Zyra Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC-DEZA-DDC), Programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP) dhe projekti po zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

 

E njëri ndër këta individë për të cilin ky portal ka bërë një rrëfim të tillë, është rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, për kontributin e tij të madh të dhënë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend, ngritjen dhe zhvillimin e fushave të reja teknologjike, të cilat u sollën për herë të parë në Kosovë me UBT-në.

 

Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:

 

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=Zoncbmivt4A

Lajme