UBT – zgjedhja e parë për studentë që transferohen

 UBT – zgjedhja e parë për studentë që transferohen

Albulena Balaj është një nga qindra studentë të cilët shfrytëzuan mundësinë për të vazhduar studimet bachelor dhe master në UBT. 


Dikur ajo studionte në një institucion tjetër privat arsimor, mirëpo kishte vendosur që të transferohej në UBT, kjo sepse, sipas saj, diploma e institucionit njihet ndërkombëtarisht dhe studentët qasen lehtësisht në tregun vendor e ndërkombëtar të punës.

 

Aktualisht, studentja Balaj vijon studimet në Fakultetin Media dhe Komunikim dhe thotë se e ka zgjedhur këtë profesion për shkak të pasionit për median, kamerën dhe filmin.

 

Ajo ka theksuar se UBT ia ka ofruar kushtet ideale për të zhvilluar profesionin që ajo ka zgjedhur dhe pas kësaj, vazhdimisht po merr pjesë në aktivitetet që zhvillon ky institucion.
“Vendosa të transferohem për shkak se UBT ka kualitet në mësimdhënie e mësimnxënie dhe ofron mundësi të shumta për studentët, përfshirë punën praktike”, tha Balaj, duke shtuar se edhe profesorët janë të përgatitur profesionalisht në lëndët që ligjërojnë.

 

Vetëm vitin e kaluar në UBT janë transferuar mbi 400 studentë që studionin në institucione publike e private, teksa aplikimi për transferim në afatin e dytë fillon nga data 1 shkurt deri më 28 shkurt, por paraprakisht duhet të ndiqen disa procedura.

 

Fillimisht studentët duhet të plotësojnë formularin për aplikim, me kusht që të kenë përfunduar së paku një provim nga aty ku vijnë. Aplikimi bëhet në zyrën e administratës së UBT-së, ndërkaq të interesuarit për transferim nuk e kanë të nevojshme të marrin leje nga institucionet ku studiojnë aktualisht.

Lajme