Në UBT ligjërohet mbi procesin e falimentimit

Në UBT ligjërohet mbi procesin e falimentimit

Për studentët e Fakultetit Juridik dhe ata të Fakultetit Menaxhment Biznes dhe Ekonomi, është mbajtur ligjëratë tematike dhe trajnim mbi falimentimin, e organizuar nga USAID-i në Kosovë.


Në fjalën hyrëse, dekanja e Fakultetit Juridik, Jorida Xhafaj, tha para studentëve se UBT e ka parë të nevojshme një trajnim të tillë, për shkak se, sipas saj, kjo ndërlidhet drejtpërdrejt me profesionin e tyre.


Specialisti ligjor, Ardi Shita , i cili ishte i ftuar për të diskutuar për çështjen e falimentimit, theksoi se ky koncept nuk nënkupton çdoherë shuarje të biznesit, teksa tregoi se ekzistojnë edhe procese të tjera shndërrimi.
“Ekzistojnë disa procese shndërrimi të bizneseve dhe ndër to përfshihet rikthimi i kompanisë në treg dhe në qarkullim juridik nga procesi i falimentimit”, sqaroi ai, duke shpërfaqur detajet dhe rastet kur një kompani apo biznes futet në procesin e falimentimit.


Tutje, Shita shtjelloi para studentëve edhe karakteristikat dhe veçoritë e ligjit të ri të falimentimit, i cili zbatohet ndaj të gjitha kompanive apo bizneseve, qoftë atyre individuale apo edhe korporata aksionarësh.

Në fund të ligjëratës, studentët parashtruan pyetje shtesë mbi mënyrat se si bizneset vijnë deri tek falimentimi, si dhe për procedurat juridike që duhet ndjekur.

Lajme