Studentët e UBT-së vizitojnë qytetin e Venecias

 Studentët e UBT-së vizitojnë qytetin e Venecias

 

Studentët e UBT-së kanë filluar vizitën studimore në Itali, konkretisht në qytetin e Venecias. Vizita filloi në “San Simeone Piccolo”, një kishë në Sestiere të Santa Croce, në Venecia, e cila grumbullon kuotime akademike arkitektonike, pastaj panë varkën tradicionale veneciane, “Gondola”, e cila për shekuj të tërë ishte mjeti kryesor i transportit.

 

Tutje, vizita vazhdoi në “Grand Canal”, që është një kanal i cili formon një nga korridoret kryesore të trafikut ujor në qytet. Po ashtu, studentët vizituan edhe zonën qendrore të Venedikut, “Rialto”, që shërbeu për shumë shekuj si zemra financiare dhe tregtare e qytetit.


Vizitë iu bë edhe “Piazza San Marco”, sheshi kryesor i Venedikut, si dhe vizituan “San Giorgio Maggiore”, kishën bazilike në stilin klasik të rilindjes.

Vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, me qëllim që studentët të përfitojnë përvoja të reja profesionale dhe të njihen nga afër me artin dhe kulturën evropiane.

Lajme