Studentët e Fakultetit Shkenca Politike vizituan Kuvendin e Kosovës

 Studentët e Fakultetit Shkenca Politike vizituan Kuvendin e Kosovës

 

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, kanë realizuar vizitë studimore në Kuvendin e Kosovës, me qëllim të njohjes nga afër me punën e organit legjislativ.


Vizita është realizuar në kuadër të lëndës Parlamentarizmi në Kosovë ligjëruar nga prof. Veton Zejnullahu, teksa kanë vizituar edhe ambientet ku zhvillojnë punën komisionet e deputetët.


Studentët janë pritur nga Musli Krasniqi, zyrtar për Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, i cili ka bërë të ditur se si zhvillohen praktikisht seancat plenare, aktivitetet e kuvendit dhe puna e komisioneve.


 

Studentët patën rastin të bënin edhe pyetje, teksa thanë se kanë përfituar njohuri të reja që do t’u shërbejnë edhe në anën praktike.

Lajme