Studentët e Inxhinierisë së Energjisë, pjesë e internshipit nëpër kompani të njohura

 Studentët e Inxhinierisë së Energjisë, pjesë e internshipit nëpër kompani të njohura

Studentët e Fakultetit Inxhinieri e Energjisë në UBT, kanë zhvilluar punë praktike në kompaninë “MUQA Solar”, në Prishtinë, që është përfaqësues i autorizuar i prodhuesve solarë nga Gjermania dhe Austria, si dhe në byronë e punëve inxhinierike “GET”, në Prishtinë.

 

Qëllimi i kësaj praktike ishte që studentët të përvetësojnë aftësi nga fusha e energjisë alternative dhe të bëjnë ndërlidhjen e mësimeve teorike me ato praktike, me ç`rast ata kishin mundësi të njihen me secilin element përbërës të sistemeve solare dhe me mënyrat praktike të implementimit të centraleve elektrike solare.


Tutje, studentët kanë parë nga afër punën që bëhet me sistemet solare të cilat mundësojnë që të përfitohet energji e pastër diellore, duke mos e ndotur ambientin dhe duke kursyer shpenzimet e ngrohjes dhe energjisë.

 

Praktikat e tilla do të realizohen edhe në të ardhmen nga UBT, me qëllim që studentët e këtij institucioni të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës.

Lajme