Studentët e UBT-së përfitojnë njohuri të ndryshme në Holandë

Studentët e UBT-së përfitojnë njohuri të ndryshme në Holandë

 

Studentët e UBT-së po kanë filluar vizitën studimore në Holandë, konkretisht në Amsterdam, Delf dhe Rotherdam, me qëllim të përfitimit të njohurive të reja mbi fushën e arkitekturës, ndërtimtarisë, artit e kulturës

 

Turi i vizitës filloi në Amsterdam, e cila u realizua në muzeun ndërkombëtar të filmit “EYE Filmmuseum”, që ndryshe quhet edhe kujtesa kinematike e Holandës.


Tutje, ata vizituan “Stedejlik Museum”, muzeun ndërkombëtar të dedikuar për art dhe dizajn modern dhe bashkëkohor, si dhe panë edhe “Van Gogh Museum”, që posedon koleksionin më të madh botëror të veprave nga Vincent van Gogh ,në Muzeun Van Gogh.


Studentët vizituan edhe Delfin, me ç’rast realizuan vizitë në Universitetin Teknik të Delfit. 
Ata panë nga afër mënyrën dhe organizimin e Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit të Integruar, si dhe bibliotekën. Ndërkaq, turi në Holandë përfundoi me vizitën në qytetin e Rotherdam-it. 
Ata vizituan “Rotterdam Centraal”, që është stacioni kryesor hekurudhor i qytetit Rotterdam, në Holandë dhe që mesatarisht ka 110,000 udhëtarë në ditë.

 

Vizitë u realizua edhe në MVRDV, që njihet si zyra më e madhe dhe më e shkëlqyer arkitekturore në Holandë. 
Produktet e qasjes unike të MVRDV për dizajn ndryshojnë, duke filluar nga ndërtesat e të gjitha llojeve dhe madhësive në planet dhe vizionet urbane, ku panë botime të shumta, instalime dhe ekspozita.

 

Studentët vizituan edhe “Rotterdam Blaak”, stacionin më të madh të metros, si dhe “Cube House”, një grup shtëpish inovative, të ndërtuara në Roterdam dhe Helmond të Holandës, të cilat janë dizajnuar nga arkitekti Piet Blom.

 

Vizita do të vazhdojë edhe nëpër vende të tjera të Evropës, përfshirë Italinë, Pragën, Francën si dhe Gjermaninë.

Lajme