Fakulteti i Infermierisë, të shtunën organzion punëtorinë e parë profesionale, aplikimi ende i hapur

 Fakulteti i Infermierisë, të enjten organzion punëtorinë e parë profesionale, aplikimi ende i hapur

Fakulteti i Infermierisë në UBT, të shtunën, më 9 dhjetor, do të organizojë punëtorinë e parë profesionale, në të cilën do të ligjërojë kolonelja, njëherësh ish-zëvendëskryetare e Trupës së Infermierëve të Ushtrisë Amerikane, Linda Conelly.

 

Në kuadër të ligjëratës dhe praktikumit do të përfsihen:
- Infermieria e dhomës së emerngjencës;
- Praktikumi simultan në dhomën e emergjencës së UBT-së ( këtu Prof.Conelly do të asistohet edhe -nga studenti i saj, Matt Saunders).


Të drejtë pjesmarrjeje kanë të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe infermierët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Odat përkatëse, ndërkaq punëtoria do të zhvillohet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 12:00.

 

Punëtoria është akredituar nga Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm Profesional, teksa pjesmarrësit do të pajisen me certifikatë dhe pikë akredituese.
Pjesmarrësit që duan kreditë, duhet të depozitojnë 10 euro në xhirollogarinë 2011000003927958, në Bankën TEB, në emrin Kolegji për Binznes dhe Teknologji UBT-SHPK dhe të dorëzojnë tek organizatorët e punëtorisë fletëpagesën përpara se të marrin certifikatën me kreditë.

Për ata që nuk kanë transport, autobusi i UBT-së niset në orën 11:30, nga rrethrrotullimi (ish Hotel Baci).

Lajme