Studentja e UBT-së, Erëza Hoti e angazhuar në projektin “Vajzë, dëgjohu”

Studentja e UBT-së, Erëza Hoti e angazhuar në projektin “Vajzë, dëgjohu”

Studentja e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim, në UBT, Erëza Hoti është e angazhuar në cilësinë e gazetares në projektin “Vajzë, dëgjohu”, në agjencinë e lajmeve “KosovaLive360”.

 

Studentja Hoti, në kuadër të këtij projekti, po merr pjesë edhe në trajnimet informuese, që kanë për synim edukimin dhe fuqizimin e vajzave kosovare në mediat e reja. Ajo, bashkë me pjesëmarrëset e tjera, po angazhohen për zhvillimin profesional të vajzave, duke i trajnuar ato për t’u bërë gazetare.


Ajo ka thënë se projekti ka për qëllim aktivizmin shoqëror dhe ndryshimin në komunitetet ku ato jetojnë dhe veprojnë, teksa inkurajohen vajzat për të vënë në pah temat që preokupojnë gratë në shoqëri.


Tutje, studentja Hoti në këtë projekt merret edhe me xhirimin dhe editimin e videove, ndërsa ka shtuar se praktikat e marra në UBT i kanë ndihmuar shumë asaj në punën me kamerë.


Projekti është i mbështetur nga Ambasada Amerikane, në Prishtinë, dhe ajo nuk është e vetmja studente e UBT-së që është e angazhuar në këtë projekt.

 

 

 

Lajme