Studentët e Juridikut vizituan Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Studentët e Juridikut vizituan Prokurorinë Themelore në Prishtinë

 

Studentët e vitit të tretë dhe të katërt të Fakultetit Juridik në UBT, të shoqëruar nga profesoresha e tyre, dr. sc Albulena Ukimeraj, kanë realizuar vizitë studimore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në kuadër të lëndës “Praktikë Profesionale Ligjore”.

 

Me këtë rast, ata janë takuar me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, me zv.kryeprokurorin, Ibrahim Berisha dhe me prokurorin e shtetit në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Naim Abazi, të cilët kanë ligjëruar para studentëve për organizimin, funksionin dhe kompetencat e Prokurorisë Themelore, respektivisht të prokurorit të shtetit, duke përfshirë lëndët, ndarjen dhe praktikat e zgjidhjes së  tyre.

 

 

Përveç kësaj, studentëve iu dha mundësia për të bërë pyetje në lidhje më strategjitë e trajtimit të lëndëve, ligjet që rregullojnë sistemin prokurorial, si dhe mundësinë e praktikës në fushën e gjyqësorit dhe të prokurorisë.

Lajme