Studenti i UBT-së krijon aplikacion për motin

Studenti i UBT-së krijon aplikacion për motin

Emin Emini, student i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, ka krijuar një aplikacion unik për motin, të quajtur Cloudy, i cili tashmë është lansuar në platformën App Store dhe po u ndihmon përdoruesve të shohin të dhëna të sakta për motin në çdo kohë dhe vend.

 

Vetëm brenda 24 orëve të lansimit, aplikacioni Cloudy ka hyrë në top 13 të kategorisë së motit në App Store dhe po shkarkohet e pëlqehet shumë nga përdoruesit.

Ky aplikacion nuk është i vetmi që studenti Emini e ka lansuar, pasi që ai më herët, ai ka qenë pjesë e shumë projekteve dhe ka realizuar edhe aplikacione të tjera nga fusha të ndryshme si, përfshirë edukimin, argëtimin, fenë etj.

 

 

Për vite me radhë UBT vazhdon të jetë lider në fushën e teknologjisë dhe inovacionit dhe këtë më së miri e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë sukseset që studentët e këtij institucioni po arrijnë në sfera të ndryshme.

Lajme