Rektori Hajrizi, pjesë e delegacionit kosovar që vizitoi Ministrinë e Ndërtimit dhe Efiçiencës së Energjisë në Ndërtim, të Kroacisë

Rektori Hajrizi, pjesë e delegacionit kosovar që vizitoi Ministrinë e Ndërtimit dhe Efiçiencës së Energjisë në Ndërtim, të Kroacisë

Një delegacion nga Kosova, i përbërë nga rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, nga përfaqësues të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë së Kosovës, Agjencisë Kosovare të Standardizimit dhe konsulentëve të GIZ-it, u pritën në takim nga ndihmësministri i Ndërtimit dhe Efiçiencës së Energjisë në Ndërtim të Kroacisë, Maja-Marija Nahod.


Delegacioni u prezantua me punën e Sektorit të Efiçiencës së Energjisë, pastaj u njoftuan edhe me projektet që u kryen, si dhe me rezultatet e arritura në fushën e certifikimit të energjisë. 
Gjithashtu, punonjësit e Ministrisë prezantuan punën e Sistemit të Informacionit të Certifikimit të Energjisë (IEC), sistemin e kontrollit të certifikatës së energjisë, sistemin e certifikimit të burimeve të ripërtëritshme, teksa delegacioni kosovar u njoftua edhe me ekzistimin e rregulloreve për rregullimin e funksionimit në këtë sektor të energjisë.

 

Vizita e punës u pasua nga një bisedë konstruktive, ku u shkëmbyen përvojat dhe njohuritë mbi fushën e energjisë efiçiente, si dhe u shpreh dëshira e dyanshme për vazhdim të bashkëpunimit.

Lajme