Sot fillon punimet “Java e Ndërmarrësisë”, në UBT

Sot fillon punimet “Java e Ndërmarrësisë”, në UBT

Sot, më 13 nëntor, fillon punimet "Java e Ndërmarrësisë", në UBT, organizim i cili ka për qëllim promovimin e atyre që janë të përkushtuar në fushën e biznesit.

 

Dita e parë do t’i kushtohet Grave në Ndërmarrësi, teksa hapjen do të bëj rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi.

 

Të ftuara do të jenë shumë gra ndërmarrëse, të cilat do të paraqesin përvojat e tyre në biznes. Po ashtu, ato do të tregojnë edhe sfidat me të cilat përballen gjatë rrugëtimit të tyre në të bërit biznes.

Ngjarja në fjalë do të mbahet në kampusin inovativ të UBT-së, në Lipjan, të hënën, duke filluar nga ora 17:00.

Lajme