UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Northern Illinois University

UBT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Northern Illinois University

UBT, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit me universitetet më të njohura botërore, së fundmi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Northern Illinois University, në SHBA.

Synimi i këtij bashkëpunimi është që të zgjerohen lidhjet shkencore dhe të promovohet bashkëpunim më i ngushtë në aspektin akademik në mes këtyre dy institucioneve.

 

Meqë UBT dhe Northern Illinois University janë të bashkuar nga interesa dhe qëllime të ngjashme, kjo marrëveshje do të mundësojë bashkëpunim të ngushtë në nivelin akademik e hulumtues, në kuadër të të cilit do të përfshihen shkëmbime të dyanshme të studentëve dhe stafit akademik,, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta shkencore e akademike.

 

UBT ka marrëveshje me afro 300 universitete dhe institucione prestigjioze nga rajoni e bota, teksa veçanërisht, kohëve të fundit e ka zgjeruar bashkëpunimin me universitete dhe institucione të njohura në SHBA, duke sjellë për studentët e UBT-së  përvojën dhe dijen amerikane.

Lajme