Ish-studenti i UBT-së, Qendrim Begisholli pranohet në Universitetin Politeknik të Milanos

Ish-studenti i UBT-së, Qendrim Begisholli pranohet në Universitetin Politeknik të Milanos

Ish-studenti i Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Qendrim Begisholli është pranuar në Universitetin Politeknik të Milanos, për të vazhduar studimet e nivelit master në këtë drejtim.


Aktualisht ai po vijon studimet në specializimin për struktura komplekse, teksa ka thënë se kjo ka qenë ëndërr e tij, pra t’i vazhdoj studimet jashtë vendit.


“Për studimet e nivelit baçelor pata zgjedhur UBT-në, ngaqë është më cilësori, si dhe një prej institucioneve që ofron shumë mundësi, përfshirë edhe studime jashtë vendit. Po përgatitem profesionalisht në këtë fushë falë edhe shumë profesorëve në UBT”, ka thënë Begisholli.

Tutje, ai ka thënë se UBT i ndihmon studentët e vet, duke i përgatitur profesionalisht për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve, si master ashtu edhe për doktoratë.


Vlen të theksohet se shumë studentë të UBT-së, po vazhdojnë studimet e nivelit master falë konkretizimit ose marrëveshjeve të bashkëpunimi me Universitetin Politeknik të Milanos dhe jo vetëm.


Institucionet, pra UBT dhe Universiteti Politeknik i Milanos, kanë zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, përfshirë këtu edhe realizimin e projekteve të përbashkëta në Erasmus+, Horizon 2020, Marie Curie Actions etj., përmes të cilave do të mundësohet edhe shkëmbim i studentëve dhe stafit akademik.

Lajme