UBT përgatit ekspertë për cilësinë dhe menaxhimin e ushqimit

UBT përgatit ekspertë për cilësinë dhe menaxhimin e ushqimit

Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, është drejtim i ri ku u akreditua vitin e kaluar, por që studentët e këtij programi po qasen lehtësisht në tregun e punës. Shumica e këtyre studentëve, qysh në vitin e parë të studimeve, janë punësuar në kompani të ndryshme, e të cilët kanë pozita mjaft të rëndësishme, përfshirë teknolog për cilësinë dhe menaxhimin e ushqimit.

 

Duke qenë kështu, Armir Kryeziu është njëri nga këta student. Ai vijon studimet në vitin e dytë dhe është student i dalluar në këtë drejtim.

Studenti Kryeziu është punësuar në qumështoren “Mati”, si dhe merret me analizat e produkteve që prodhon kompania, njëherësh edhe me kontrollin e cilësisë të të gjitha produkteve.

Ai ka thënë se praktikat e zhvilluara në UBT, po i ndihmojnë shumë në përmbushen e detyrave të tij si teknolog në këtë kompani. 
“Me njohuritë që i kam fituar nga profesorët vendorë e ndërkombëtar, si dhe nga trajnimi me praktikat profesionale në laboratorët e UBT-së, puna ime si teknolog ushqimi në këtë qumështore po vazhdon me shumë sukses”, tha Kryeziu.

 

Tutje, ai ka thënë se UBT është institucion inovativ, ku po i përgatit ekspertët e së ardhmes për cilësi dhe menaxhim të ushqimit.
“Kam zgjedhur UBT-në për shumë arsye, përfshirë kushtet e mira që i ofron për studime, ambientet universitare, stafi ligjërues, si dhe UBT ishte i parë në Kosovë dhe më gjerë, ku ka mundësuar studime në Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji”, ka thënë ai.

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT është fakultet në kuadër të së cilit ofrohen specializimet, përfshirë nutricionin (të ushqyerit) dhe menaxhimi me cilësinë e sigurinë ushqimore.

Lajme