Përfaqësuesit e UBT-së, pjesëmarrës në punëtorinë e organizuar nga BE, në kuadër të projektit “BESTSDI”

Përfaqësuesit e UBT-së, pjesëmarrës në punëtorinë e organizuar nga BE, në kuadër të projektit “BESTSDI”

Një delegacion i UBT-së, i përbërë nga rektori, prof. dr Edmond Hajrizi dhe nga stafi i profesorëve, morën pjesë në punëtorinë “Zhvillimi i Arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për Trajnim të Qëndrueshëm Profesional për Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore”, që u mbajt në Mal të Zi, në kuadër të projektit “BESTSDI”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Qëllimi kryesor i këtij projekti është adaptimi i kurrikulave aktuale, si dhe krijimi e kurrikulave të reja për infrastrukturën e të dhënave hapësinore., teksa për të diskutuar për këtë çështje, në këtë takim morën pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe partnerë nga Bashkimi Evropian.


Aktualisht, në UBT janë duke u bërë përgatitjet për themelimin e një qendre të tillë, që njëherësh do të jetë e para dhe e vetmja e këtij karakteri në Kosovë.
Qendra do të pajiset një laborator me pajisje harduerike, softuerike dhe me teknologjitë më të fundit në fushën e të dhënave hapësinore, që do të ndihmojë në mbledhjen, procesimin dhe analizimin e të dhënave në fusha të ndryshme, përfshirë Sistemet e Informacionit, Planifikimin Hapësinor, Ndërtimtarinë, Ekonominë, Gjeodezinë, Statistikat etj.

Lajme