Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, vend i përgatitjes akademike në profesionin e inxhinierisë

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, vend i përgatitjes akademike në profesionin e inxhinierisë

Inxhinieria e Ndërtimit dhe Infrastruktura është një ndër profesionet më kontribuuese në rritjen e shkallës së punësimit në Kosovë.
Sektori i ndërtimit dhe infrastrukturës përfshin rreth 20% të aktivitetit ekonomik vjetor në Kosovë, dhe në vitet e fundit, ka qenë burimi kryesor i rritjes dhe gjenerimit të të ardhurave.

 

Në këtë mënyrë, sidomos që nga faza e pasluftës, në Kosovë, bumi i ndërtimeve është rritur vazhdimisht, në mënyrë që të përmbushen kërkesat ekzistuese të tregut të Kosovës, duke përfshirë ndërtimin e mijëra apartamenteve të reja, pastaj ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës, rrugëve, kopshteve, shkollave etj.

 

Me misionin për të krijuar profesionistë të kësaj fushe, të cilët do ta ofrojnë dijen e tyre në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimit të jetës së tyre, UBT ka themeluar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës (FNI), i cili është ndër më të mëdhenjtë dhe me të suksesshmit në Kosovë e rajon, vlerësim ky që bëhet lehtësisht, falë numrit të madh të studentëve që janë kyçur me sukses në tregun e punës, dhe për më tepër, po sjellin vazhdimisht inovacione dhe projekte të parealizuara më parë në Kosovë.

 

Misioni parësor i FNI-së është që të ndikojë në zhvillimin dhe avancimin e shoqërisë përmes arsimimit të lartë, punës kërkimore shkencore, punës krijuese profesionale me standardet më të larta të ekselencës, etikës dhe moralit. Teksa, si njëra ndër shtyllat kryesore të UBT-së, ky program synon që të transmetojë dhe të kultivojë dijen, si një e mirë publike, duke e avancuar dhe duke e forcuar atë përmes hulumtimeve e inovacioneve, dhe tutje, duke e kthyer në një promotor për zhvillimin e gjithmbarshëm tekniko-teknologjik dhe ekonomik për vendin tonë dhe më gjerë.

 

Për studentët, FNI mundëson studim dhe punë praktike moderne, me profesorë me përgjegjësi dhe kompetencë profesionale, të cilët tanimë janë të dëshmuar me punën e tyre akademike dhe mbi 90 për qind e tyre, janë diplomuar në vende të ndryshme të rajonit, të Evropës dhe më gjerë.

 

Edhe përkundër stafit profesional dhe kushteve të mrekullueshme për studim,, promovimi më i mirë dhe suksesi më i madh i këtij fakulteti janë studentët aktualë dhe të diplomuarit, shumica dërrmuese e të cilëve janë duke punuar në kompani të njohura vendore e ndërkombëtare, kanë krijuar kompanitë e veta, duke punësuar kështu edhe shumë njerëz të tjerë, por edhe janë duke i vazhduar studimet nëpër universitetet më prestigjioze në botë, falë marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe bursave që ndanë UBT për studentët e vet.

 

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës është një nga fakultetet që pozicionin dhe rolin e vet e sheh në rangun e fakulteteve homologe rajonale dhe evropiane me orientim proevropian, i bazuar në programet dhe standardet e sistemit të shkollimit bazuar në deklaratën e Bolonjës dhe si i tillë, është një fakultet i njohur me standarde të shkollimit të lartë me vlera evropiane, i cilësuar si djep i dijes dhe shkencës, vlera këto që e bëjnë vendin ideal për të studiuar dhe për t’u pajisur me njohuri shkencore që studentët i bënë profesionistë të padiskutuar të kësaj fushe.

Lajme