Programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT, i bazuar në përvojën më të mirë evropiane e amerikane

Programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT, i bazuar në përvojën më të mirë evropiane e amerikane

Si një vend në tranzicion dhe me një ekonomi në zhvillim e sipër, Kosova, mes tjerash, ka probleme të shumta edhe me sektorin energjetik, e veçanërisht me zhvillimin e ngadaltë të energjisë së rinovueshme. Ndaj, duke marrë parasysh kërkesat aktuale dhe të pritura në sektorin e energjisë së rinovueshme, do të ketë kërkesa të konsiderueshme për inxhinierë të kualifikuar në këtë sektor dhe në këtë kontekst, programi i Inxhinierisë së Energjisë në UBT, ka për qëllim t’i përgjigjet nevojës për personel të kualifikuar, por edhe për plotësim të nevojave të qytetarëve dhe shtetit.


Të vetëdijshëm se inxhinierët e sotëm duhet të jenë të aftë t’i zgjidhin problemet komplekse dhe shumë të fokusuara praktike, si dhe ato të fushave të inxhinierisë, UBT e ofron këtë program studimor, misioni i të cilit është t’i kontribuoj studimit të inxhinierisë energjetike në bazë të programeve dhe përvojës evropiane dhe amerikane.

 

Programi bazohet në punën e bërë nga TEMPUS, përkatësisht nga Projekti për Zhvillim të Planprogrameve për Efiçiencën e Energjisë, në të cilin UBT është pjesë e konsorciumit, ku përveç kësaj, UBT ka bërë krahasime të ndryshme me programe të ngjashme nga Massachusetts Institute of Technology (SHBA), Michigan University (SHBA), Vienna University of Technology (AUT), Limerick University (Irlandë) dhe Offenburg University of Applied Sciences (GJER).

 

Inxhinieria e Energjisë në UBT paraqet qasje të kombinuara akademike, të orientuara drejt problemeve ndërdisiplinore dhe organizohet në bazë të metodave të mësimdhënies, duke i kombinuar aftësitë dhe reflektimet akademike: ligjërata, punë në projekte, punishte, ushtrime individuale dhe grupore, përgjigje, grupe studimore dhe studim vetjak dhe të gjitha këto karakteristika e bëjnë këtë program më të përshtatshmin dhe më të duhurin për studentët që duan të dalin profesionistë të kësaj fushe.

Lajme