Përmbyll aktivitetin punëtoria “UBT Summer of Code 2017”

Përmbyll aktivitetin punëtoria “UBT Summer of Code 2017”

Në praninë e dhjetëra pjesëmarrësve që morën pjesë për pesë ditë me radhë në ligjërata e ushtrime, mbylli suksesshëm aktivitetin e vet punëtoria “UBT Summer of Code 2017”, gjatë secilës ligjëruan ekspertë e profesorë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

 

Në ditën e fundit të kësaj punëtorie, ligjëruesi në UBT, Osman Osmani ligjëroi për kripto sistemet, rëndësinë dhe shfrytëzimin e tyre., teksa gjatë ditëve të kaluara u trajtuan tema që kishin të bënin me programimin, ueb programimin, rrjetet kompjuterike dhe sigurinë kibernetike.


Në fund, u ndanë certifikata për të gjithë maturantët që ishin pjesëmarrës të rregullt në këtë punëtori, teksa vlen të theksohet që organizimi i saj në UBT, tashmë është bërë traditë dhe mbahet çdo vit, duke mbledhur maturantë dhe të interesuar të tjerë nga e tërë Kosova.

Lajme