Ish-studentja e UBT-së, arkitekte kryesore në kompaninë “Enggroup”

Ish-studentja e UBT-së, arkitekte kryesore në kompaninë “Enggroup”

Ish-studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Tirana Selimi është vetëm njëra nga mijëra studentë e ish-studentë të UBT-së, të cilët me profesionalizmin e treguar, janë pranuar me lehtësi në tregun e punës.
Selimi, tash e pesë vite është pjesë e kompanisë së specializuar për projektim, “Enggroup”, në Prishtinë, ku e mban pozitën e arkitektes kryesore të kompanisë.

 

Para kësaj, ajo ka kryer internshipe në disa kompani e studio të arkitekturës, përfshirë studion “Alping, në Prishtinë”, “Meier-Koop”, si dhe ka qenë pjesë e punëtorisë “Connecting Dots”, që u mbajt në Stamboll, më 2014.

 

Selimi thotë se sukseset e arritura ia atribuon UBT-së dhe profesorëve të përgatitur në aspektin profesional.
“Studimet në UBT më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Fale profesorëve me renome botërore që ligjërojnë dhe që sjellin një frymë të re të arkitekturës dhe të të menduarit si arkitektë, ne si studentë kemi arritur ngritje profesionale”, vlerësoi ajo, teksa tregoi se në planin e saj për të ardhmen janë vazhdimet e studimeve të doktoraturës

Lajme