Fakulteti i Mekatronikës në UBT, vatra e inovacioneve inxhinierike në Kosovë dhe rajon

Fakulteti i Mekatronikës në UBT, vatra e inovacioneve inxhinierike në Kosovë dhe rajon

Inxhinieritë klasike, siç janë: inxhinieria elektrike, elektronike, mekanike etj., çdo ditë e më tepër po pësojnë rënie për arsye të kërkesave më komplekse të tregut të punës, andaj drejtimi i Mekatronikës është shumë i qëlluar për ata të cilët kërkojnë të jenë zhvillues të produkteve industriale dhe jo vetëm.


Nisur nga ky fakt, UBT ka themeluar Fakultetin Mekatronikë dhe Menaxhment, në nivelin bachelor e master, përmes të cilit ofron gërshetimin e shumë disiplinave të inxhinierisë klasike, përfshirë inxhinierinë elektrike, atë elektronike, mekanike dhe sistemet e kontrollit dhe njëherësh, mundëson edhe trajnimin e brezave të ardhshëm të inxhinierëve, duke u dhënë atyre aftësi gjithëpërfshirëse në sistemet përkatëse dhe në menaxhimin e tyre dhe më e rëndësishmja, duke i bërë ata ekspertë dhe liderë të kësaj fushe në Kosovë.


Kërkesa e vazhdueshme e tregut për ngritje të prodhueshmërisë dhe ofrimit të produkteve me kualitet të njëjtë brenda një kohe më të shkurtër, po e orienton industrinë më shumë drejt automatizimeve të bazuara në sisteme kompjuterike, duke e bërë kështu fushën e mekatronikës faktorin më ndikues në këtë aspekt, Megjithatë edhe përkundër kësaj, mekatronika është shumë pak e zhvilluar dhe e aplikuar në vendin tonë. Andaj, Mekatronika e UBT-së po sjellë një ndryshim të modelit industrial tek inxhinieria e re konkurruese në kornizat e të menduarit në proces të dizajnit të makinave dhe po synon që me qasjen e vet të integruar multidiciplinare në dizajnin e produkteve, të bëhet teknologjia kryesore në zhvillimin e një fuqie garuese në kohën moderne të prodhimtarisë.


Krahas kësaj, Fakultetin e Mekatronikës dhe Menaxhmentit e bën akoma më të kompletuar profesionalizmi dhe përgatitja akademike e ligjëruesve vendorë e ndërkombëtarë, të cilët sjellin për studentët praktikat më të mira dhe më të reja ndërkombëtare në këtë fushë, teksa studentët aktualë dhe ata të diplomuar, përmes njohurive të fituara, po gjenerojnë vende të reja pune dhe po e ngritin zhvillimin e kësaj fushe në një tjetër nivel, duke sjellë e realizuar projekte deri më tash të papara në vendin tonë dhe më gjerë.


Ky fakultet ka krijuar specializimet që i përshtaten kryekëput nevojave të tregut të punës, duke e bërë këtë drejtim të vështirë të krahasueshëm me ndonjë tjetër.

Për nivelin bachelor, Fakulteti Mekatronikë dhe Menaxhment ofron specializimet:

·         Menaxhim i Mekatronikës

·         Automatizim Industrial dhe Proces i Kontrollit

·         Dizajn i Produkteve Industriale

·         Sistemet Inteligjente dhe Robotikë

·         Inxhinieri Biomjekësore

·         Inxhinieri Elektrike/Elektronike

·         Inxhinieri e Telekomunikacionit

·         Inxhinieri Mekanike

·         Inxhinieri Aeronautike    

Ndërsa, për nivelin master ofrohen specializimet në fjalë:

·         Menaxhim i Mekatronikë,

·         Dizajn i Produkteve Industriale

·         Proces i Prodhimit Inxhinierik dhe Teknologji.

Lajme