Ligjëruesi i UBT-së, pjesë e nismave që do e ndihmojnë Kosovën në fushën e efiçiencës në ndërtim

Ligjëruesi i UBT-së, pjesë e nismave që do e ndihmojnë Kosovën në fushën e efiçiencës në ndërtim

Ligjëruesi në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Ph.D Cand. Petrit Ahmeti ka marrë pjesë në punëtorinë “Aktivitetet për zbatimin e direktivës EPBD-së, në fushën e performancës energjetike në ndërtesa”, në të cilën e përfaqësoi UBT-në dhe u inkuadrua si anëtar i Grupit Teknik Punues (TWG).

 

Ky grup do të trajtojë të gjitha çështjet ligjore dhe praktike, të cilat ndërlidhen me përgatitjen e Kosovës në fushën e efiçiencës në ndërtim, duke kompletuar ligjin për efiçiencë, rregulloren teknike për ndërtim efiçient dhe fillimin e aplikimit të tyre në të komunat e Kosovës, bazuar në direktivën EPBD të Bashkimit Evropian. 
Ky grup punues do të vazhdojë aktivitetet e tij si kontribuues dhe ndihmesë profesionale për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


Vlen të theksohet se në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, organizatës GIZ, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Zyrës së BE-së në Kosovë, Universitetit të Prishtinës dhe kompanive të huaja konsulente.

Lajme