UNICEF në bashkëpunim me UBT, organizojnë punëtorinë “StartUP”

UNICEF në bashkëpunim me UBT, organizojnë punëtorinë “StartUP”

UNICEF Innovations Lab Kosova, në bashkëpunim me UBT-në, organizojnë punëtorinë treditore “StartUP” për ndërmarrje sociale.


Punëtoria do t’u ofrojë sipërmarrësve të rinj mundësinë e themelimit të ndonjë ndërmarrjeje sociale, si dhe për zgjidhjen e problemeve dhe sfidave sociale që kanë ndikim në komunitet.


Kandidatët të cilët kanë ide duhet të formojnë një ekip prej 3 deri në 5 anëtarë, si dhe, në këtë mënyrë, duhet të mbushin formularin e aplikimit.


Duke qenë kështu, në kuadër të kësaj punëtorie, idetë më inovative të realizuara do të fitojnë grantin deri në 5 mijë euro, kjo me qëllimin e krijimit të ndonjë produkti ose të ndërmarrjes së projektuar.

Të drejtë aplikimi kanë:

·         Të rinjtë e Kosovës, të grup moshës 15– 25 vjeç

·         Të rinjtë që kanë ide për të zhvilluar një produkt/shërbim.

Afati i fundit për aplikim është të enjten, më 7 shtator 2017, deri në orën 12:00.

Punëtoria do t’i fillojë punimet nga 15-17 shtator 2017.

Të gjitha shpenzimet përgjatë kësaj punëtorie janë të mbuluara nga UNICEF Innovations Lab Kosovo.

Innovations Lab Kosovo është qendër e UNICEF-it në Kosovë, që vepron në bashkëpunim me OJQ-në PEN.

Linku për aplikim: http://lab.kosovoinnovations.org/formcraft-testing/wp-content/plugins/formcraft/form.php?id=117

Lajme