Studentët e UBT-së, lehtësisht të qasshëm në tregun e punës

Studentët e UBT-së, lehtësisht të qasshëm në tregun e punës

Studentja e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Blerta Emini, e cila aktualisht është në përfundim të studimeve master, tash e tri vite është duke punuar në byronë projektuese “ARCHIDES”, në Prishtinë, byro kjo që merret kryesisht me pjesën e enterierit.

 

Emini tha se studimet në UBT, i kanë ndihmuar asaj për t’u qasur me lehtësi në tregun e punës, teksa shtoi se meritat për suksesin e saj dhe të studentëve tjerë, i kanë edhe profesorët maksimalisht të përgatitur.


“Studimet në UBT më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë, kjo falë profesorëve që ligjërojnë në atë formë që, studentët të jenë të gatshëm për tregun e punës, si dhe fokusohen në gjëra praktike, të cilat na shërbejnë gjatë karrierë”, vlerësoi ajo, teksa shtoi se, “edhe lëndët me profesorët e huaj na kanë sjellë njohuri dhe mënyra të reja të të menduarit si arkitektë”.


Studentja Emini ka qenë edhe pjesë e internshipit, që UBT e ofron për studentët e vet të dalluar nëpër të gjitha departamentet, përmes të cilit ka për qëllim t’i stimulojë studentët për t’u rritur në aspektin profesional, duke punuar përkrahë ekspertëve të njohur vendorë e ndërkombëtare në fushat përkatëse, të cilët janë njëherësh edhe pjesë e UBT-së.

Lajme