Studentët e UBT-së, pjesë e hulumtimit të Morehead State University, në SHBA

Studentët e UBT-së, pjesë e hulumtimit të Morehead State University, në SHBA

Studentët e UBT-së në Fakultetin e Mekatronikës, Annea Futko, Kenan Alija, Dorontina Hysenaj, Bardh Rushiti, Yll Salihu dhe Adnan Shabani, të shoqëruar edhe nga profesorët e UBT-së, Valmir Hoxha e Bertan Karahoda, janë duke marrë pjesë në hulumtimin që po kryhet nga Morehead State University në SHBA dhe UBT, i cili ka të bëjë me analizimin e ndërlidhjes mes realitetit virtual dhe kontrollerëve industrialë.


Ky hulumtim i përbashkët është rezultat i lidhjes së bashkëpunimit të mëhershëm në mes këtyre dy institucioneve, pas vizitës së përfaqësuesit të Departamentit për Menaxhimin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë brenda Morehead State University, Jorge Ortega, të bërë në UBT disa muaj më parë, me ç’rast edhe u përzgjodhën studentët që aktualisht janë pjesë e hulumtimit në SHBA.


Studentët e UBT-së do që qëndrojnë në MSU deri më 31 korrik, teksa gjatë kësaj kohe do të përfundojnë trajnimet për Fanuc Robot, vlen të theksohet se studentët  e UBT-së ishin mjaft të suksesshëm  edhe në testimin për certifikim. Ata janë  pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë në hulumtim.

Lajme