UBT sjell dijen dhe praktiken botërore për të ardhmen e sigurt të studentëve

UBT, që nga themelimi e deri më sot, ka arritur që për studentët të sjellë praktikat më të mira të mësimdhënies, të cilat aplikohen nga universitetet më të njohura botërore, duke sjellë kështu një frymë të re të studimit dhe hulumtimit në Kosovë, që vjen si rezultat i kombinimit të anës teorike dhe asaj praktike të të mësuarit.
 
Në vazhdën e përpjekjes për rritjen e cilësisë në mësimdhënie, vetëm brenda një viti, në UBT janë punësuar mbi 100 profesorë nëpër të gjitha fakultetet, të cilët kanë fituar titujt më të lartë akademikë, përmes studimit nëpër universitete të vende të ndryshme të botës, si: SHBA, Austri, Gjermani, Zvicër etj.
 
Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi tha se përvoja shumëvjeçare dhe dëshira për të sjellë më të mirën për të rinjtë e vendit tonë, ka bërë që UBT të shndërrohet në vatrën e arsimimit për mijëra studentë të vendit tonë dhe jo vetëm.
“Përvoja 16 vjeçare në mësimdhënie dhe bashkëpunimi me institucione të shumta e bënë UBT-në një zgjedhje të duhur për çdo të ri që synon dhe dëshiron jo vetëm një diplomë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe  një të ardhme të sigurt”, vlerësoi Hajrizi
 
Krahas kësaj, në UBT vazhdimisht qëndrojnë edhe akademikë të njohur të universiteteve perëndimore, të cilët angazhohen si profesorë vizitorë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe rritjes së cilësisë në mësimdhënie, duke sjellë një frymë perëndimore të arsimit dhe edukimit, për të cilën aktualisht ka nevojë vendi ynë.

Lajme