Gentiana Xhemaili e UBT-së, e punësuar në Komunën e Prishtinës

Gentiana Xhemaili e UBT-së, e punësuar në Komunën e Prishtinës

Studentja e UBT-së, Gentiana Xhemaili, e cila i ka përfunduar studimet e nivelit master në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, që nga viti 2015 është e punësuar në Komunën e Prishtinës, në pozitën e arkitektes në Zyrën për Rigjenerim Urban, ku përveç përgatitjes së projekteve të ndryshme, ajo bënë edhe menaxhimin dhe mbikëqyrjen e projekteve.

 

Para kësaj përvoje, Xhemaili ka punuar si arkitekte në studiot e arkitekturës, "ViaArchitects” dhe "Unit Grup”, si dhe në kompaninë "HymeriKleman".

 

Ajo tha se njohuritë e fituara në UBT dhe dashuria për profesionin, i kanë ndihmuar që të përmirësohet dhe të arrijë të zgjerojë njohuritë profesionale, por edhe të fitojë vendin e saj të punës.

 

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT është njëra ndër shkollat më të mëdha për arkitekturë në vend e rajon, teksa shumica e studentëve arrijnë të kyçen në tregun e punës ende pa i përfunduar studimet themelore.

Lajme