Interesim i madh për regjistrim në UBT

Një numër i madh i të rinjve janë duke u regjistruar në UBT, për të filluar studimet në vitin akademik 2017/2018, duke dëshmuar kështu që UBT vazhdon të mbetet një institucion inovativ i arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon dhe njëkohësisht, institucioni më i kërkuar nga të rinjtë që hyjnë në botën akademike.

 

Ata po aplikojnë në 16 programe e 80 specializime që ofron ky institucion, i cili kombinon përparësitë e universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare, si dhe ofron programe bashkëkohore studimi.


Të rinjtë, përveç që po njihen me mundësitë që ofrojnë programet studimore në UBT, në të cilat synojnë të studiojnë, ata po vizitojnë edhe hapësirat ku zhvillohet procesi i mësimit teorik dhe praktik, si dhe qendrat e veprimtarisë hulumtuese e shkencore.

Stafi akademik i UBT-së po ua prezanton të rinjve të gjitha programet që ofrohen në këtë institucion, e që mbështeten në praktikat më të avancuara të studimit dhe me staf vendor e ndërkombëtar.

 

Programet studimore janë të harmonizuara me standardet më cilësore ndërkombëtare, andaj, pozicionimi në tregun e punës është i sigurt, si rezultat i cilësisë dhe potencialit që ofrojnë programet e UBT-së.

 

Regjistrimet po bëhen në nivelin bachelor dhe master, përfshirë programet e studimit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Menaxhimi i Mekatronikës, Shkenca Politike, Sistemet e Informacionit, Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë, Juridik, E drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane, Media dhe Komunikim, Politika Publike dhe Menaxhim, Inxhinieri e Energjisë, Inxhinieri e Energjisë Efiçiente, Infermieri, Dizajn i Integruar dhe Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji.

Lajme