Profesorët e UBT-së, pjesë e kongresit të përvitshëm të AESOP, të mbajtur në Lisbonë

Profesorët e UBT-së në Fakultetin e Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Ilir Dalipi dhe Petrit Ahmeti, morën pjesë në kongresin e përvitshëm të organizuar në AESOP (Association of European Schools of Planning) , “Lisbon AESOP Annual Cognress ‘17”, që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

 

Në këtë kongres, Dalipi dhe Ahmeti u prezantuan me punimin e tyre shkencor, të quajtur “Ndikimi i kulturës ndërkombëtare urbane në ridizajnimin dhe zgjerimin e zonave lokale publike”.


Profesori Ilir Dalipi, si autor kryesor i këtij punimi, bëri prezantimin publik në prani të ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e planifikimit, me ç’rast iu dhanë komente pozitive për këndvështrimin e punimit, krahas problemeve të hapësirave publike.

 

Kongresi i përvitshëm i AESOP është ngjarja më madhe ndërkombëtare, e cila mbledh një numër të madh të ekspertëve ndërkombëtarë të fushës së planifikimit, në të cilën prezantohen punimet dhe hulumtimet më të reja të kësaj fushe, si dhe realizohen diskutime të rëndësishme për sfidat dhe qasjet profesionale e shkencore ndaj planifikimit.

Lajme