UBT STATS publikon punimet e dalluara të studentëve të UBT-së

Në kuadër të Qendrës së Kompetencës për Statistika, Analiza dhe Parashikim, UBT STATS ka filluar të publikojë punimet e dalluara të studentëve, qoftë ato seminarike apo edhe hulumtime të caktuara, që studentët kanë zhvilluar në kuadër të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në UBT.

Duke qenë kështu, punimi i parë i publikuar është punuar nga studentet Aurora Mustafa dhe Rina Kadriu, të cilat kanë trajtuar temën “Vlerësimi i indeksit S&P 500 dhe DIJA”. Këtë punim ato e kanë realizuar në kuadër të lëndës Investime dhe Analiza Financiare.

Në këtë punim, ato shtjellojnë temën për fushën e vlerësimit të indekseve dhe çmimit të aksioneve duke vënë në pah rëndësinë e analizimit të lëvizjeve të çmimeve, po ashtu edhe të vlerësimit të çmimeve reale dhe atyre aktuale, që konsiderohen si faktorë të rëndësishëm në fushën financiare.

Punimi është publikuar në UBT STATS, në vegëzen në vazhdim: http://www.ubt-uni.net/?cid=1,598 , ku njëherësh duke njohur cilësinë e lartë të punimeve të studentëve të UBT-së, UBT STATS inkurajon studentët që në bashkëpunim me profesorët e tyre të dërgojnë punimet e dalluara për publikim si një shtytje shtesë në zhvillimin profesional të karrierës akademike të studentëve.

UBT STATS funksionon në kuadër të qendrës së kompetencës për Statistika, Analiza dhe Parashikim, si dhe merret me mbledhjen, organizimin dhe publikimin e të dhënave statistikore.

Lajme