Fakulteti i Sistemeve të Informacionit përmbyll punimet në ANV

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit në UBT, përmbylli suksesshëm punimet në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, e cila përgjatë këtyre ditëve kontribuoi me shtjellimin e temave aktuale interesante dhe aktuale për ditët e sotme, që lidhen me këtë fushë të re dhe pak të njohur në Kosovë. 


Në fund të këtij aktiviteti, pjesëmarrësit e ANV-së u certifikuan për kontributin dhe pjesëmarrjen e tyre të rregullt.

 

Para kësaj, për studentët ka ligjëruar profesori i UBT-së, prof. dr Zhilbert Tafa, i cili shtjelloi temën: “Internet of Things (IoT)”.

 

Në kuadër të saj, Tafa trajtoi konceptin e internetit të gjërave në kontekstin e sistemeve të informacionit, përkatësisht përmbledhjen, komunikimin dhe analizën e informatës. Krahas kësaj, studentët u njoftuan me elementet e projektimit të IoT, duke e vënë theksin në raste të studimit, përfshirë qytetet inteligjente, shtëpitë inteligjente dhe aplikacionet për shëndetësi mobile


Lajme