Studimet në UBT, garanci për karrierë të suksesshme

Studimet në UBT, garanci për karrierë të suksesshme

Drejtori i kompanisë “JusPost”, Haxhi Rugova, gjatë një ligjërate në akademinë e karrierës, që e organizon Qendra e Karrierës në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka folur rreth karrierës të cilën duhet ta krijojnë studentët në përgjithësi.

Me theks të veçantë, Rugova ka thënë se studentët e UBT-së janë shumë të përgatitur për tregun e punës, andaj, me kaq lehtësi arrijnë të punësohen.

Tutje, ai tha se UBT, si institucion i arsimit të lartë, me kualitetin e treguar, ua ka bërë më të lehtë procesin e punësimit, sepse në këtë mënyrë arrihet deri tek stafi adekuat.

Vlen të theksohet se kompania “JusPost” ka marrë dhjetëra studentë të UBT-së në punë praktike, prej të cilëve 20 prej tyre janë të punësuar si staf i rregullt.

Aktiviteti ka vazhduar punimet duke zhvilluar punëtorinë, me anë të së cilës pjesëmarrësit janë trajnuar se si të përpilohet letra motivuese si dhe është folur për rolin e saj në procesin e intervistimit.

Punëtoria u drejtuar nga eksperti i njohur nga Maqedonia, Visar Ademi. Ai tha se shkresat e tilla duhen të përgatitet me kujdes, duke e personalizuar herë pas here, por gjithmonë duke pasur parasysh objektivin në mënyrë që t’i tregohet kompanisë se jeni kandidati i duhur për atë pozicion.

Lajme