Zëvendësshefi i UNICEF-it në Akademinë Verore në UBT

Zëvendësshefi i UNICEF-it në Akademinë Verore në UBT

Shumë studentë të universiteteve publike dhe kolegjeve private po marrin pjesë në Akademinë Ndërkombëtare Verore, respektivisht në aktivitetet e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi. Për gjithë pjesëmarrësit, sot ka ligjëruar zëvendësshefi i UNICEF-it për Kosovë, Dr. James Mugaju.

 

Ai ka folur rreth rëndësisë së inovacionit dhe ndërmarrësisë, ndërkohë ka trajtuar edhe çështjen e rritjes ekonomike në këtë drejtim. Sipas tij, inovacionet kanë rol pozitiv, teksa qëllimi i tyre është përmirësimi i kushteve të komuniteteve.

 

Derisa për performancën dhe rolin e inovacionit në firma ose kompani ka folur edhe profesori nga Austria, Engelbert Selenko, i cili ka paraqitur shembuj praktikë në këtë fushë. Ai tha se krijimi i një koncepti të ri dhe arritja e suksesit komercial konsiderohet si inovacion.

ANV-ja e Fakultetit për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi po përcjellët me interes të veçantë, kjo si rezultat i ligjëratave tematike që po shtjellohen si dhe sjellja e ekspertëve nga e gjithë bota, të cilët po ndajnë përvojat e tyre.

Lajme