Inxhinieria e Energjisë fillon ANV-në me trajtimin e rolit dhe problemeve të energjisë së rinovueshme në botë

Inxhinieria e Energjisë fillon ANV-në me trajtimin e rolit dhe problemeve të energjisë së rinovueshme në botë

Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë e ka hapur aktivitetin e vet në Akademinë Ndërkombëtare Verore, që në fokus të këtij organizimi do ta ketë energjinë e rinovueshme, kjo për faktin se, UBT është institucion i përkushtuar për rritjen e cilësisë së jetesës, si dhe për përmirësimin e faktorëve ndikues në këtë aspekt, me ç’rast, në këtë pjesë, vend të pazëvendësueshëm zë energjia dhe format e saj.

 

Aktiviteti i këtij fakulteti filloi me ligjëratën e profesorit të njohur nga Universiteti i Pavias në Greqi, Peter Groumps, i cili trajtoi temën: “Pasqyrë e teknologjive të energjisë së rinovueshme”.

 

Gjatë kësaj kohe, Groumps ligjëroi mbi rëndësinë dhe përkufizimin e energjisë, format dhe ndryshimet e saj, llojet e ndryshme të energjisë, përfshirë atë elektromagnetike, nukleare, kimike etj. Tutje, ai shtjelloi edhe mënyrat e shndërrimit të energjisë në format tjera, ligjet e shndërrimit, burimet dhe teknologjitë e rinovueshme, konsumimin e energjisë globale, problemin dhe potencialin e saj, si dhe shfrytëzimin e energjisë efiçiente në industri e ndërtimtari.

 

Gjatë ditës së nesërme, Inxhinieria e Energjisë do të fillojë aktivitetin me ligjëratën e profesorit Roberto Capata, duke filluar nga ora 10:00.

Lajme