Fakulteti i Mekatronikës fillon aktivitetin në ANV

Ciklit të ligjëratave e punëtorive, që po organizohen në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të UBT-së, i është shtuar edhe aktiviteti i Fakultetit Mekatronikë dhe Menaxhment, që në ditën e parë të aktivitetit të vet, ka mbledhur studentë dhe profesorë të shumtë.

 

Hapjen e këtij aktiviteti e bëri përfaqësuesi i këtij fakulteti, PhD. Cand Valmir Hoxha, i cili para studentëve e prezantoi punën që do të kryhet gjatë ditëve të akademisë, si dhe ligjëruesit që do të ligjërojnë për pjesëmarrësit.

 

Ky aktivitet u hap me ligjëratën e profesorit të Universitetit të Patrasit në Greqi, Peter Groumps, i cili trajtoi temën më titull: “Simulimet për zgjidhjen e problemeve të përditshme”, ku u shtjelluan disa nga mënyrat për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë përmes teknikave të simulimit, teknikat realiste dhe të realizueshme që mund të përdoren për zgjidhjen e këtyre problemeve, zgjidhjet më efikase dhe më pak të kushtueshme, pastaj u diskutua edhe për formën se si të shfrytëzohet kompjuteri dhe softuerët për simulim dhe se si të zgjidhen problemet reale përmes simulimeve.

 

Nesër, në kuadër të akademisë së këtij fakulteti, do të ligjërojë profesori i Universitetit Teknik të Vjenës, Felix Breitenecker, i cili njihet botërisht për simulime.

Lajme