Në AVN-në e Juridikut ligjërohet mbi tregtinë elektronike (e-commerce) dhe ligjet

Në AVN-në e Juridikut ligjërohet mbi tregtinë elektronike (e-commerce) dhe ligjet

Fakulteti i Juridikut në UBT, për studentët pjesëmarrës ka ligjëruar profesoresha e Universitetit të Tiranës, prof.dr. Kozeta Sevrani, e cila prezantoi temën: “Tregtia elektronike dhe ligjet”.

 

Fokusi kryesor i kësaj teme ishte në aspektet dhe sfidat me të cilat ndeshet tregtia elektronike, ku ndër të tjerash u diskutua edhe rreth IP-ve në një faqe të internetit, kontraktimin nëpërmjet internetit, shitjen e mallrave dhe shërbimeve, pastaj u diskutua edhe përmbajtja e krijuar nga përdoruesit dhe përgjegjësia, të dhënat, privatësia dhe marketingu, reklamat, vjedhjet online etj.


Fakulteti Juridik i UBT-së, në kuadër Akademisë Ndërkombëtare Verore, do të vazhdojë me ciklin e ligjëratave tematike, të cilat do të mbahen nga profesorë, juristë dhe njohës të çështjes së sigurisë, teksa tema bosht e akademisë së sivjetme është: “Ligji dhe ndikimi i digjitalizimit”.

Lajme