Fillon aktivitetin akademia e karrierës, në kuadër të ANV-së

Qendra e Karrierës në UBT, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, ka filluar aktivitetin për herë të parë, në kuadër të së cilës do i ndajnë përvojat e tyre ekspertë të njohur nga vendi dhe rajoni.


Në hapje të akademisë së karrierës ka ligjëruar eksperti i njohur nga Maqedonia, Visar Ademi i cili u ka shpjeguar pjesëmarrësve për zhvillimin e karrierës, se si të shkruhet një CV, një letër e motivimit etj.


Ademi ka thënë se CV është një skicë e cila përdoret për të aplikuar në punë, por edhe më gjerë. Sipas tij, CV shërben si një lloj marketingu ku kandidati shet produktivitetin e tij.


Tutje, ai ka thënë se një CV duhet të jetë e dizajnuar në atë mënyrë, sa që të tregojë kualitetet personale dhe profesionale të cilat punëdhënësi i ka kërkuar.

Përgjatë një jave Qendra e Karrierës në UBT do të zhvillojë edhe aktivitete të tjera rekreative, derisa akademia do t’i përmbyllë punimet me organizimin e Panairit të Karrierës.


Studentët të cilët do të marrin pjesë në akademinë në fjalë, në fund do të pajisen me certifikata të pjesëmarrjes, të cilat kanë 2 ECTS.

Lajme