Fituesit e çmimit “ICT Mobiliteti i Vitit”, ligjërojnë në Akademinë Ndërkombëtare Verore

Fituesit në kategorinë e “ICT Mobiliteti i Vitit”, në edicionin e katërt dhe të pestë të aktivitetit “Albanian ICT Awards”, Albi Zhulali dhe Genti Selenica, kanë ligjëruar për pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore në UBT, në Fakultetin e Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë.
Para studentëve, ata ndanë përvojat e tyre në fushën e biznesit, përkatësisht mënyrën e udhëheqjes dhe punëve që kryhen nëpër startup-et që ata i kanë krijuar.
Albi Zhulali  është themelues dhe drejtor ekzekutiv i startup-it “Softmogul”, teksa Genti Selenica është krijuesi i shërbimit “Food Delivery”.
Në këtë aktivitet, pjesëmarrës ishin edhe përfaqësuesit e ICTSmedia, Ardian Alaj dhe Kushtrim Shala, të cilët prezantuan aktivitetet e tyre të Albanian ICT Awards.

Lajme